Kalo te përmbajtja

Vëlla Sergei Gromovi me gruan e tij, Jelenën

15 SHTATOR 2023
RUSI

Vëlla Sergei Gromovi dënohet me 6 vjet e 1 muaj burg në Rusi

Vëlla Sergei Gromovi dënohet me 6 vjet e 1 muaj burg në Rusi

Më 14 shtator 2023, Gjykata Krahinore e Moskovskit në Kazan shpalli fajtor vëllanë Sergei Gromov dhe e dënoi me 6 vjet e 1 muaj burg. Ai është në burg që prej 15 marsit 2022 dhe do të mbetet në arrest.

Të dhëna

I çmojmë shumë shembujt e Sergeit dhe të Jelenës, që me besnikëri po mbështeten plot besim te Jehovai. Kur shikojmë se Jehovai po i bekon për besnikërinë e tyre, bindemi edhe më shumë se «dora e Jehovait nuk është aq e shkurtër sa të mos shpëtojë dot, dhe veshi i tij nuk është aq i pandjeshëm sa të mos dëgjojë dot».—Isaia 59:1.

Tabelë kronologjike

  1. 15 mars 2022

    Ngrihet një çështje penale. E marrin në pyetje dhe e futin në një burg të përkohshëm

  2. 16 mars 2022

    I kontrollojnë shtëpinë

  3. 17 mars 2022

    E transferojnë në një qendër paraburgimi

  4. 30 mars 2023

    Fillon procesi penal

  5. 14 shtator 2023

    E shpallin fajtor dhe e dënojnë me 6 vjet e 1 muaj burg

a Vëlla Gromovi ishte në paraburgim ndërsa po përgatitej ky artikull, ndaj e kishim të pamundur të merrnim komente prej tij.