Kalo te përmbajtja

Vëlla Sergei Ledeniovi me të shoqen, Anën

20 NËNTOR 2020
RUSI

Vëlla Sergei Ledeniovi në Rusi rrezikon të burgoset me gjashtë vite burg

Vëlla Sergei Ledeniovi në Rusi rrezikon të burgoset me gjashtë vite burg

Data e vendimit

Më 24 nëntor 2020, a Gjykata e Qytetit të Petropavlovsk-Kamçatskit në Territorin e Kamçatkës shpall vendimin për çështjen e vëlla Sergei Ledeniovit. Ai rrezikon të dënohet me gjashtë vite burg.

Të dhëna

Sergei Ledeniovi

  • Lindur: 1974 (Osorë, Rajoni i Kamçatkës)

  • Biografia: Sergei ka pesë vëllezër dhe motra. Është i apasionuar pas pikturës dhe fotografisë. Punon në ndërtim si murator dhe në shtrimin e pllakave. Më parë mendonte se Bibla nuk ishte e saktë nga ana shkencore dhe se nuk vlente për kohën tonë. Por, kur studioi me Dëshmitarët e Jehovait ndryshoi mendim. Në vitin 2017 u martua me Anën. Ajo thotë se Sergei është një bashkëshort i qetë, i dashur dhe i kujdesshëm ngaqë zbaton parimet e Biblës

Historiku i çështjes

Më 2 dhjetor 2018, një grup policësh të armatosur e me maska hynë me forcë në shtëpinë e vëlla Ledeniovit në qytetin e Petropavlovsk-Kamçatskit. Atë e mbajtën në arrest dhe e akuzuan bazuar te neni 282.2 i Kodit Penal Rus. Gjyqi i tij nisi më 28 nëntor 2019.

Më 12 dhjetor 2019, Gjykata e Qytetit të Petropavlovsk-Kamçatskit në Territorin e Kamçatkës ia ktheu çështjen prokurorisë. Zakonisht kështu ndodh kur gjykata konstaton probleme serioze lidhur me akuzën, për shembull, mungesë provash. Megjithatë, më 4 shkurt 2020, një gjykatë më e lartë e ndryshoi këtë vendim dhe vazhdoi procesin gjyqësor. Më vonë, gjatë një seance, autoritetet morën në pyetje bashkëshorten e vëlla Ledeniovit dhe një motër tjetër, që t’i detyronte të jepnin dëshmi të rreme kundër tij. Por, të dyja këto motra refuzuan prerazi ta bënin këtë.

Të afërmit e vëlla Ledeniovit që s’janë Dëshmitarë, nuk e kuptojnë si ka mundësi që po e përndjekin për shkak të besimit.

I mbajmë në lutjet tona çiftin Ledeniov ndërsa presin vendimin. S’kemi pikë dyshimi se fryma e Jehovait po prehet mbi ta.—1 Pjetrit 4:14.

a Data edhe mund të ndryshojë.