Kalo te përmbajtja

Vëlla Andrei Stupnikovi (në qendër), mes miqve, pasi gjykata vendosi ta lironte nga arresti i shtëpisë

5 KORRIK 2019
RUSI

Vëlla Stupnikovi nuk është më në arrest shtëpie

Vëlla Stupnikovi nuk është më në arrest shtëpie

Më 2 korrik 2019 një gjykatë në Krasnojarsk, Rusi, vendosi të lironte nga arresti i shtëpisë vëlla Andrei Stupnikovin. Edhe pse nuk është më në arrest shtëpie, çështja e tij penale është ende e hapur.

Vëlla Andrei Stupnikovi

Mëngjesin e 3 korrikut 2018 çifti Stupnikov ishte në Aeroportin Ndërkombëtar të Krasnojarskut dhe po bëhej gati të merrte avionin kur Andreit i afrohen dy agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal dhe e arrestojnë. Pas kësaj kaloi tetë muaj në paraburgim, para se ta linin në arrest shtëpie, në fund të shkurtit 2019.

Ai thotë se vitin e fundit ka mësuar shumë për veten dhe për miqësinë me Jehovain. Ja si shprehet: «[Olga dhe unë] jemi Dëshmitarë prej vitesh, por kurrë nuk jemi lidhur kaq ngushtë me Jehovain! Në ditët e mia më të vështira kam ndier dhe e ndiej sa shumë na mbështet Ati ynë. Mrekullohem kur mendoj që më ka ndenjur kaq pranë dhe që u është përgjigjur menjëherë lutjeve të mia!»

Në fund thotë: «Tani, më shumë se kurrë, jam i bindur se Ati im e di çfarë ndiej dhe më kupton. Kjo që kalova, më ka ndihmuar të kem më tepër besim tek Ai dhe të mos më zërë paniku nga përndjekja. Është shumë më e tmerrshme të humb miqësinë e ngushtë me Jehovain. Jam i sigurt se me të mund të kapërcejmë çdo gjë.»

Deri më 1 korrik numri i vëllezërve e motrave që po ndiqen penalisht në Rusi arriti në 217. Tek-tuk autoritetet i kanë lehtësuar disi dënimet për disa vëllezër. Gjithsesi nuk besojmë te gjykatat ose zyrtarët njerëzorë, por vazhdojmë të besojmë te Jehovai. Lutemi që Jehovai të vazhdojë të jetë forcë e mburojë për çdo adhurues të tij në Rusi.—Psalmi 28:7.