Kalo te përmbajtja

Motra Tatjana Alushkina përqafon të shoqin, Vladimirin, pasi del nga burgu

10 PRILL 2020
RUSI

Vëlla Vladimir Alushkini del nga burgu

Vëlla Vladimir Alushkini del nga burgu

Më 30 mars 2020 vëlla Vladimir Alushkini doli nga burgu dhe u bashkua me të shoqen.

Ai u lirua pas vendimit që mori Gjykata Rajonale e Penzës më 25 mars, siç u njoftua më parë. Gjykata hodhi poshtë dënimin e vëllezërve Vladimir Alushkini, Vladimir Kuliasovi, Andrei Maglivi e Denis Timoshini dhe të motrave Tatjana Alushkina e Galia Olhova. Gjykata Rajonale e Penzës e ktheu çështjen te gjykata e parë që ta rishqyrtonte me një gjyqtar tjetër. Ndërkohë të gjashtë nuk mund të udhëtojnë lirisht e kanë edhe kufizime të tjera.

Edhe pse jemi të lumtur për vëlla Alushkinin, vetëm dy ditë më vonë një vëlla tjetër u dënua për besimin larg në verilindje të Rusisë. Për sa kohë të vazhdojnë këto sulme të padrejta, jemi të sigurt se vëllezërit e motrat në Rusi s’do t’i harrojnë fjalët e Naumit 1:7: «Jehovai është i mirë, një kala në ditë vuajtjesh. Ai u kushton vëmendje atyre që kërkojnë strehë tek ai.»