Kalo te përmbajtja

Vëlla Vladimir Alushkini me të shoqen, Tatjanën

16 SHTATOR 2020
RUSI

Vëlla Vladimir Alushkini nuk do të kthehet në burg

Vëlla Vladimir Alushkini nuk do të kthehet në burg

Më 16 shtator 2020, Gjykata Rajonale e Penzës shpalli vendimin për çështjen e apelimit të vëllezërve Vladimir Alushkini, Vladimir Kuliasovi, Andrei Maglivi dhe Denis Timoshini, si edhe të motrave Tatjana Alushkina dhe Galia Olhova. Gjykata reduktoi dënimin e mëparshëm me 6 vite burg të vëllait Alushkin, duke vendosur pezullimin e dënimit me burgim dhe vënien në provë për 4 vjet. Jemi të lumtur që nuk do të kthehet në burg. Për të tjerët nuk ndryshojnë vendimet e dhëna më parë për pezullimin e dënimit me burgim dhe vënien e tyre në provë.