26 JANAR 2021
RUSI
Vëlla Vladimir Filipovi, 77 vjeç, mund të dënohet me 6 vite e gjysmë burg
Data e vendimit
Më 27 janar 2021 a Gjykata e Krahinës së Nadezhdinskit në Territorin e Primorjes do të shpallë vendimin për çështjen e vëlla Vladimir Filipovit. Atë mund ta dënojnë me 6 vite e gjysmë burg.
Të dhëna
Vladimir Filipovi
Lindur: 1943 (Oktiabërsk, rajoni i Novosibirskut)
Biografia: I ati i vdiq gjatë Luftës II Botërore, pak pas lindjes së Vladimirit. Më 1964 u diplomua si toger në shkollën e artiljerisë në Tomsk dhe në vitin 1967 u martua me Ljubovën. Shërbeu 27 vjet në ushtri para se të dilte në pension
Filloi të studionte Biblën thuajse menjëherë pas bashkëshortes, më 1994. Të dy u pagëzuan vitin pasues
Historiku i çështjes
Në gusht 2017 autoritetet nisën të regjistronin fshehurazi audio dhe video për Filipovin dhe për vëllezër të tjerë në Razdolnoje. Për disa muaj autoritetet e regjistruan fshehurazi Vladimirin kur fliste në mbledhje dhe kur diskutonte për Biblën me të tjerët.
Më 19 korrik 2018 agjentë të armatosur e të maskuar të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) hynë me forcë në shtëpinë e Filipovit. Ata e goditën me grusht në fytyrë Vladimirin, që ishte 75 vjeç, dhe e detyruan të rrinte përtokë e me duar të lidhura pas shpine. Ndërkohë i kontrolluan shtëpinë. Ia bastisën shtëpinë edhe dy herë të tjera, në gusht 2019 dhe në janar 2020. Kundër tij u ngritën akuza penale pas bastisjes së dytë.
Jehovai u dhëntë vazhdimisht forcën e nevojshme vëllezërve e motrave tona që të ruajnë besimin dhe gëzimin!—Isaia 40:29, 31.
a Data mund të ndryshojë.