Kalo te përmbajtja

Vëlla Hasan Koguti me të shoqen, Ekaterinën, dhe djalin e tyre 8-vjeçar, Timofein

24 GUSHT 2020
RUSI

Vëllai Hasan Kogut rrezikon të dënohet me 2 vite burg në Rusi, larg gruas dhe djalit të vogël

Vëllai Hasan Kogut rrezikon të dënohet me 2 vite burg në Rusi, larg gruas dhe djalit të vogël

Dënimi i propozuar

Dy vite burg

Të dhëna

Hasan Koguti

  • Lindur: 1983 (Sharisabz, Uzbekistan)

  • Biografia: Filloi të interesohej për Biblën në mes të viteve 90. U transferua në Rusi më 2004 dhe mori nënshtetësinë ruse. Në vitin 2010 u martua me Ekaterinën. Djali i tyre, Timofei, lindi më 2012

Historiku i çështjes

Në korrik të 2018-s, oficerët kontrolluan tetë shtëpi të Dëshmitarëve dhe konfiskuan disa pajisje elektronike. Ca muaj më vonë, vëlla Kogutin bashkë me gruan e thirrën në rajonin e policisë për të marrë pajisjen që i kishin konfiskuar. Kur shkuan atje më 6 shkurt 2019, policia arrestoi vëlla Kogutin. E akuzuan për pjesëmarrje në aktivitetet e një organizate «ekstremiste», vetëm ngaqë merrte pjesë në aktivitete fetare.

Pasi e mbajtën në rajon për dy ditë, vëlla Kogutin e dënuan me arrest shtëpie. Kaloi mbi 200 ditë në arrest shtëpie dhe në gusht të 2019-s e liruan. Gjyqi për çështjen e tij filloi disa javë më vonë.

Teksa presin vendimin, e dimë që familja Kogut do të vazhdojnë t’ia hedhin ankthin Jehovait e do të marrin zemër, sepse janë të sigurt që ai merakoset për ta.—1 Pjetrit 5:7.

a Data edhe mund të ndryshojë