7 DHJETOR 2022
RUSI
Vëllanë Sergei Poliakov e lirojnë nga burgu
Më 30 nëntor 2022, vëllanë Sergei Poliakov e liruan nga burgu pasi kreu dënimin e tij 3-vjeçar. Që prej arrestimit më 4 korrik 2018, ai ka vuajtur forma të ndryshme dënimi, ndër të cilat edhe 5 muaj në izolim.
Sergei i kaloi 16 muajt e fundit të burgimit në një kamp pune në qytetin e Valdait, rreth 3.000 kilometra larg shtëpisë. Ai u bë i njohur si një i burgosur me besim të patundur dhe fitoi respektin e punonjësve të burgut dhe të të burgosurve të tjerë. Gjatë burgimit, Sergei merrte zemër nga letrat e panumërta që i dërgonin miqtë dhe të afërmit. Shpesh, në kampin e punës, në një ditë Sergei merrte më shumë letra se 250 të burgosurit e tjerë të marrë bashkë.
Pas lirimit, Sergei u bashkua me të shoqen, Anastasian. Edhe Anastasia kaloi 5 muaj në izolim. Pastaj e shpallën fajtore dhe e dënuan me vënie në provë, ngaqë praktikonte besimin e saj. Çifti Poliakov ishin çifti i parë që u burgosën pas vendimit që mori Gjykata e Lartë në vitin 2017 për t’i shpallur të paligjshme veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait.
Në Rusi dhe në Krime janë ende në burg mbi 100 vëllezër e motra. Kemi besim se Jehovai do t’u bëhet krah të gjithë atyre që «u bëjnë ballë vështirësive dhe vuajnë padrejtësisht ngaqë mbajnë një ndërgjegje të pastër përpara tij».—1 Pjetrit 2:19.