Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Sergei Britvini dhe Vadim Levçuku prapa hekurave në sallën e gjyqit

20 GUSHT 2020
RUSI

Vëllezërit Britvin dhe Levçuk rrezikojnë të burgosen për 6 vite e gjysmë në Rusi

Vëllezërit Britvin dhe Levçuk rrezikojnë të burgosen për 6 vite e gjysmë në Rusi

Dënimi i propozuar

Gjashtë vite e gjysmë burg

Të dhëna

Sergei Britvini

  • Lindur: 1965 (rajoni i Kemerovos)

  • Biografia: Për dekada ka punuar si drejtues vinçi dhe shofer kamioni. Ka dalë në pension të parakohshëm për shkak të shëndetit të dobët. I pëlqejnë sportet

  • Në vitin 1992 u martua me Natalinë. Në vitin 1995 filloi të studionte Biblën pasi mësoi për premtimin e Zotit për ringjalljen. Disa vjet më vonë filloi të studionte edhe Natalia. Asaj i bëri goxha përshtypje besimi i Sergeit dhe fakti që bëri shumë ndryshime pozitive në jetën e tij

Vadim Levçuku

  • Lindur: 1972 (rajoni i Kemerovos)

  • Biografia: Rritur në një familje jofetare. Ka punuar si minator prej 14 vjetësh

  • Në vitin 1992 filloi të studionte Biblën. Më 1997 u martua me Tatjanën dhe kanë 2 djem. Të gjithë si familje e respektojnë Biblën. Gjithashtu u pëlqen të merren me sporte dhe me aktivitete të tjera në natyrë

Historiku i çështjes

Më 22 korrik 2018, agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) bastisën 8 shtëpi të vëllezërve tanë në qytetin e Berezovskit. Për pasojë arrestuan dhe morën në pyetje vëllezërit Britvin dhe Levçuk. Më pas, Gjykata Qendrore e Krahinës së Kemerovos urdhëroi që vëllezërit të mbaheshin në paraburgim. Ata qëndruan në paraburgim pothuajse 1 vit e gjysmë. Nga 25 dhjetori i vitit 2019, vëllezërit kanë kaluar në arrest shtëpie.

Vëllezërit Britvin dhe Levçuk janë vetëm 2 nga 5 vëllezërit në rajonin e Kemerovos që po ndiqen penalisht për shkak të besimit. Mendojmë dhe lutemi vazhdimisht për motrat dhe vëllezërit tanë që gjenden në burgjet e Rusisë siç na nxit edhe Hebrenjve 13:3: «Kujtoni ata që janë në burgje, sikur të ishit të burgosur me ta, dhe ata që keqtrajtohen, meqë edhe ju vetë jeni prej mishi e gjaku.»

a Data edhe mund të ndryshojë