17 JANAR 2020
RUSI
Vëllezërit Markin dhe Trofimov rrezikojnë të dënohen me 6 vite e gjysmë burg
Më 22 janar 2020 pritet vendimi për çështjen e vëllezërve Roman Markin dhe Viktor Trofimov. Prokurori ka kërkuar që gjykata t’i dënojë me 6 vite e gjysmë burg.
Peripecitë e tyre filluan më 18 prill 2018 kur forca speciale të maskuara dhe të armatosura u bastisën shtëpitë në qytetin e Poliarnit, Rusi. Natën vonë, policia i shpartalloi derën e shtëpisë vëlla Markinit. E kërcënuan me armë dhe e detyruan të shtrihej përtokë ndërsa i kontrollonin shtëpinë. Edhe vajza e tij 16-vjeçare ishte aty kur u bastisën shtëpinë, përtokë dhe me kokën të mbuluar me duar.
Po atë mbrëmje në Poliarni bastisën edhe 4 shtëpi të Dëshmitarëve. Policët morën më shumë se 10 vëllezër dhe motra, përfshirë vëllezërit Markin dhe Trofimov, dhe i çuan në rajon për t’i marrë në pyetje. Më pas, Gjykata e Krahinës së Poliarnit në Murmansk vendosi t’i linte në paraburgim këta 2 vëllezër. Ata qëndruan pothuajse 6 muaj në paraburgim dhe më pas 4 muaj në arrest shtëpie. Më 7 shkurt 2019, gjykata ua hoqi dënimin me arrest shtëpie. Edhe pse nuk janë më në arrest shtëpie, nuk mund të udhëtojnë dhe të komunikojnë lirisht derisa të merret vendimi.
Në Rusi ka pothuajse 300 Dëshmitarë të akuzuar penalisht. Lutemi që të vazhdojnë të kenë guxim dhe forcë, të bindur se asgjë nuk mund t’i ndajë nga dashuria e Jehovait.—Romakëve 8:38, 39.