19 JANAR 2021
RUSI
Vëllezërit Sergei Britvin dhe Vadim Levçuk qëndrojnë të palëkundur edhe pse humbën apelimin
Më 19 janar 2021, Gjykata Rajonale e Kemerovos hodhi poshtë apelimin e vëllezërve Sergei Britvin dhe Vadim Levçuk. Prandaj do të hyjë në fuqi dënimi i tyre fillestar me 4 vite burg. Ngaqë tashmë kanë kaluar kohë në paraburgim dhe në arrest shtëpie, ata kanë kryer më tepër se 3 vjet nga dënimi i tyre i plotë. Ja pse mund t’i lirojnë nga burgu pas rreth 1 viti. Të dy janë të vendosur të qëndrojnë besnikë dhe të bëjnë më të mirën në rrethanat e tyre.
Në fund të gjyqit të parë, vëllezërit folën me guxim për besimin te Jehovai dhe për dobitë që kanë nxjerrë ngaqë i kanë shërbyer Atij.
Gjatë gjyqit, Sergei tha: «Çfarë pret nga unë prokuroria? Që të heq dorë nga besimi? Tamam ky besim te Jehovai më ka bërë njeri më të mirë dhe një qytetar rus të ndershëm. I jam mirënjohës Perëndisë se më ka ndihmuar të shpëtoj martesën dhe ta përmirësoj jetën time. Falë tij kam gjetur qëllimin e vërtetë të jetës dhe jam i bindur që do të kem një të ardhme të shkëlqyer. Miqësia e ngushtë me Perëndinë Jehova është gjëja më e shtrenjtë që kam dhe e çmoj shumë, pavarësisht nga akuzat e tyre të pabaza.»
Vadimi tha: «Personalisht kam provuar një qetësi të jashtëzakonshme gjatë gjithë procesit gjyqësor, sepse Jehovai është përkrah meje dhe unë jam në anën e Tij! Pavarësisht nga vendimi që do të merrni, për mua ka më tepër rëndësi mendimi i Perëndisë. Kudo që të jem, unë do të vazhdoj të zhvilloj cilësi që i pëlqejnë Perëndisë, si dashuria, gëzimi, paqja, mirësia, besimi, butësia dhe vetëkontrolli.»