Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Nikolaj Polevodov dhe Stanislav Kim jashtë gjykatës në tetor 2019

31 JANAR 2020
RUSI

Vëllezërit Stanislav Kim dhe Nikolaj Polevodov po ndiqen penalisht nga dy gjykata ruse

Vëllezërit Stanislav Kim dhe Nikolaj Polevodov po ndiqen penalisht nga dy gjykata ruse

Më 4 shkurt 2020, Gjykata e Zhileznadarozhnit në Habarovsk, Rusi, do të marrë vendimin për çështjen e vëllezërve Stanislav Kim dhe Nikolaj Polevodov. Prokurori ka kërkuar që të dy të dënohen me 3 vite burg në një kamp pune. Ata janë të përfshirë edhe në një çështje tjetër penale në një gjykatë tjetër.

Vëllezërit Kim dhe Polevodov i arrestuan më 10 nëntor 2018. Atë ditë, më shumë se 50 Dëshmitarë nga Habarovsku ishin mbledhur për t’u zbavitur me njëri-tjetrin në një ambient që e kishin marrë me qira. Kjo nuk ishte një mbledhje fetare. Pak pasi kishin filluar, dhjetëra policë dhe përfaqësues nga Komiteti Hetues i qytetit hynë me forcë në ambient dhe i arrestuan të gjithë. Vëllezërit Kim, Polevodov dhe Vitali Zhuk i futën në paraburgim për 2 muaj dhe më pas i lanë në arrest shtëpie për disa muaj.

Vendimi i 4 shkurtit lidhet me çështjen e vëllezërve Kim dhe Polevodov që akuzohen për pjesëmarrje në aktivitetin e sipërpërmendur. Gjithsesi, autoritetet kanë ngritur një çështje tjetër penale kundër vëllezërve Kim, Polevodov, Zhuk dhe tri motrave që kishin marrë pjesë në atë aktivitet. Në këtë çështje, vëllezërit Kim dhe Polevodov akuzohen për organizim të aktivitetit. Data për vendimin nuk është caktuar ende.

Rasti i vëllezërve Kim dhe Polevodov është unik, pasi kundër tyre janë ngritur 2 çështje penale njëkohësisht. Hetuesit nuk i kanë shkrirë çështjet në një të vetme, duke i detyruar të ndjekin seanca gjyqësore në 2 gjykata në Habarovsk.

Të dy vëllezërit janë të martuar dhe kanë fëmijë. Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’u japë atyre dhe familjeve të tyre frymë të shenjtë, që të ruajnë zemrën dhe mendjen e të qëndrojnë besnikë nën sprova.—Filipianëve 4:7.