Kalo te përmbajtja

Vëlla Vasili Meleshko del nga burgu dhe takohet me gruan e tij, Zojën, dhe djalin e tyre. Fotografia e vogël: Vasili dhe Zoja

16 KORRIK 2024
RUSI

Vasili Meleshkon e lirojnë nga burgu

Vasili Meleshkon e lirojnë nga burgu

Më 12 korrik 2024, liruan nga burgu vëlla Vasili Meleshkon. Në vitin 2021 atë e shpallën fajtor dhe e dënuan me 3 vjet burg.

Gjatë kohës që vuante dënimin, Vasilin e transferuan të paktën 7 herë nëpër burgje të ndryshme. Një herë, gruas së Vasilit, Zojës, për gati një muaj nuk i tregonin ku e kishin transferuar. Zoja ishte shumë në merak, meqë Vasili vuan nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Ajo tregon çfarë e ndihmoi atë dhe Vasilin gjatë kohës që ishin të ndarë: «Kuptuam se Satanait do t’i bëhej shumë qejfi po ta lejonim këtë situatë të na dëmtonte martesën ose të na dobësonte besimin dhe dashurinë për Jehovain.» Zoja vazhdon: «Duke pasur parasysh këtë, unë dhe Vasili bëmë gjithçka kishim në dorë për ta mbajtur të fortë e të paprekshme marrëdhënien me njëri-tjetrin dhe me Jehovain. Vasili më shkruante letra plot fjalë të ëmbla ku më siguronte për dashurinë e tij dhe nuk linte rast pa më thënë gjëra që më forconin besimin.»

Jemi të lumtur që Vasili është ribashkuar me Zojën dhe me njerëzit e tij të dashur. Ndërsa vazhdojmë të lutemi për motrat e vëllezërit që janë ende në burg për shkak të besimit, jemi të sigurt se Jehovai do të na mbështetë në të gjitha sprovat tona.—Psalmi 55:22.