31 JANAR 2019
RUSI
Vendimi për Denis Kristensenin do të shpallet më 6 shkurt 2019
Gjykata e Krahinës së Zhileznadarozhnit në Oriol përfundoi shqyrtimin e çështjes së Denis Kristensenit. Gjykatësi u shpreh se vendimi do të shpallet të mërkurën, më 6 shkurt 2019.
Vëlla Kristenseni mbahet në burg që kur u arrestua, më 25 maj 2017. Gjyqi i tij penal ka filluar më 19 shkurt të 2018-s. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me 6 vjet e gjysmë burg me kërkesë të prokurorisë.
Ndonëse ka më shumë se 20 muaj në burg, vëlla Kristenseni ka ruajtur një qëndrim pozitiv, duke besuar plotësisht te Jehovai dhe duke qenë mirënjohës për lutjet e vëllazërisë mbarëbotërore.—2 Selanikasve 3:1, 2.