14 KORRIK 2016
RUSI
Gjykata pranon apelimin e Dëshmitarëve kundër kërcënimit për të mbyllur Qendrën e tyre në Rusi
Gjykata Krahinore e Tverit në Moskë pranoi apelimin e Dëshmitarëve kundër letrës paralajmëruese të Prokurorit të Përgjithshëm që kërcënon të mbyllë zyrën e tyre kombëtare. Gjykata do të shqyrtojë çështjen më 18 korrik 2016, që të vendosë nëse paralajmërimi është i ligjshëm.
Në një çështje tjetër kundër Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, deputetë të parlamentit rajonal në Arhangelsk i paraqitën një ankesë ministrit të drejtësisë, Aleksandër Konovalovit. Ata kërkojnë që qeveria federale të nxjerrë ligje për të ndaluar veprimtarinë fetare të Dëshmitarëve dhe të gjitha entet e tyre ligjore anembanë vendit.