Kalo te përmbajtja

2 QERSHOR 2017
RUSI

Gjykata Rajonale e Oriolit do të dëgjojë apelin kundër paraburgimit të Denis Kristensenit

Gjykata Rajonale e Oriolit do të dëgjojë apelin kundër paraburgimit të Denis Kristensenit

Më 7 qershor 2017, në orën 14.00, Gjykata Rajonale e Oriolit do të dëgjojë apelin kundër paraburgimit të Denis Kristensenit, një shtetasi danez. Z. Kristensen, një plak në kongregacionin e Oriolit të Dëshmitarëve të Jehovait, u arrestua më 25 maj 2017 kur policia bastisi shërbesën fetare që kongregacioni mban në mesjavë.

Në sulmin e zgjatur të qeverisë ruse kundër lirisë fetare të Dëshmitarëve të Jehovait, Organizata Fetare Lokale e Oriolit (OFL) u akuzua për «veprimtari ekstremiste» dhe u mbyll në qershor 2016. Tani që Gjykata e Lartë ka mbyllur Qendrën Administrative dhe OFL-të e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, Shërbimi i Sigurimit Federal (SHSF) pretendon se, duke u mbledhur për të adhuruar, Dëshmitarët në Oriol po vazhdojnë veprimtarinë e një organizate të paligjshme ekstremiste.

SHSF-ja nisi një hetim për vepër penale kundër z. Kristensen pasi pretendon se ishte anëtar i OFL-së së Oriolit, e cila është mbyllur. Megjithatë, z. Kristensen nuk ka qenë kurrë pjesë e atij enti ligjor. Deri më 23 korrik 2017 ai do të mbahet në paraburgim, ngaqë prokurori mendon se meqë është shtetas i huaj, mund të largohet nga vendi para se SHSF-ja të mbledhë prova për të vërtetuar akuzat kundër tij.

Përveç apelimit kundër mbajtjes në paraburgim të z. Kristensen, Dëshmitarët e Jehovait po përditësojnë ankesat e paraqitura në gjykatat ndërkombëtare. Për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë, shumë Dëshmitarë të Jehovait në Rusi po keqtrajtohen nga shoqëria dhe po vuajnë pasojat e veprimeve të qeverisë.