Kalo te përmbajtja

19 DHJETOR 2016
RUSI

Dëshmitarët e Jehovait apelojnë për drejtësi

Dëshmitarët e Jehovait apelojnë për drejtësi

Gjykata e Qytetit të Moskës ka caktuar një seancë dëgjimore ku Dëshmitarët e Jehovait në Rusi do të apelojnë ligjshmërinë e paralajmërimit për mbylljen e Qendrës së tyre Administrative. Më 16 janar 2017, në orën 11.10 të paradites, sipas orës së Moskës, gjykata do të dëgjojë apelimin dhe ndoshta do të marrë një vendim po atë ditë.

Dëshmitarët synojnë të vërtetojnë se akuzat për «veprimtari ekstremiste» bazohen në prova të falsifikuara dhe në deklarata të rreme të sajuara nga autoritetet vendëse për ta paraqitur adhurimin e sinqertë si veprimtari kriminale. Në seancën dëgjimore më 12 tetor 2016, gjykatësi Moskalenko i Gjykatës Krahinore të Tverskoit në Moskë nuk lejoi të paraqiteshin dëshmitë ose videot që demaskonin veprimet e paligjshme të disa autoriteteve.

Xhejms Andriku, avokat i të drejtave ndërkombëtare të njeriut, tha: «Çfarëdolloj vendimi të merret, do të jetë mjaft i rëndësishëm. Nëse Gjykata e Qytetit të Moskës e refuzon apelimin, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm mund të veprojë sipas paralajmërimit kërcënues kundër Qendrës Administrative. Ajo mund të mbyllë Qendrën Administrative, të vazhdojë sulmet kundër komuniteteve fetare të Dëshmitarëve të Jehovait dhe të kufizojë adhurimin e tyre në mbarë Rusinë. Nga ana tjetër, nëse gjykata e mbështet apelimin, kjo do të ishte një arritje për drejtësinë.»