Kalo te përmbajtja

19 TETOR 2018
RUSI

Dëshmitarët e Jehovait në Rusi akuzohen padrejtësisht se zotërojnë «armë» të rrezikshme për aktivitete «ekstremiste»

Dëshmitarët e Jehovait në Rusi akuzohen padrejtësisht se zotërojnë «armë» të rrezikshme për aktivitete «ekstremiste»

Disa media ndërkombëtare kanë raportuar se gjatë kontrolleve të fundit në rajonin e Kirovit, në Rusi, autoritetet pretendojnë se kanë gjetur disa «armë» që, sipas tyre, u përkasin Dëshmitarëve të Jehovait. Gjithsesi, të ashtuquajturat armë u gjetën në një shtëpi, pronari i së cilës nuk është Dëshmitar i Jehovait. Këto «armë» s’ishin veçse 3 relikte të ndryshkura dhe të papërdorshme nga Lufta II Botërore: dy granata dhe një minë. Bashkëshortja e pronarit, e cila është Dëshmitare e Jehovait, me sa duket, as nuk e dinte që i shoqi i kishte këto sende.

Pronari i relikteve ka qenë në krye të një skuadre ruse që kërkonte trupat e të rënëve të Luftës II Botërore, që të varroseshin në mënyrë dinjitoze. Këto skuadra të quajtura «Poisk», që do të thotë «Kërkim», ishin të njohura për punën që bënin. Gjatë kërkimit, shpesh gjenin objekte të luftës, përfshirë këtu edhe armë jofunksionale.

Ndërkohë që autoritet ruse vazhdojnë të fabrikojnë gënjeshtra për të dëmtuar reputacionin tonë si një popull paqedashës, na vijnë në mendje fjalët e Jezuit kur paratha se kundërshtarët, ‘duke gënjyer, do të thonë çdo lloj gjëje të ligë kundër’ dishepujve të tij.—Mateu 5:11.