Kalo te përmbajtja

3 MAJ 2018
RUSI

Dëshmitarët humbin apelimin dhe autoritetet ruse mund të konfiskojnë ish-pronën e degës

Dëshmitarët humbin apelimin dhe autoritetet ruse mund të konfiskojnë ish-pronën e degës

Të enjten më 3 maj 2018 Gjykata e Qytetit të Shën-Pjetërburgut la në fuqi vendimin fillestar të dhjetorit 2017, duke e lejuar kështu qeverinë ruse të konfiskojë menjëherë ish-godinat tona të degës në Solneknoje.

Megjithëse nuk e ndalojmë dot Rusinë të konfiskojë pronën, vendimi i sotëm është pjesë e një kërkese që tashmë po shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). GJEDNJ-ja i ka komunikuar qeverisë ruse se kërkesa jonë po shqyrtohet si çështje që ka përparësi.

Presim që Jehovai, Perëndia i çdo drejtësie, t’i ndreqë gjërat në kohën e duhur sipas tij.—Isaia 30:18.