7 PRILL 2017
RUSI
Dëshmitarët e Jehovait paraqesin dëshmi në Gjykatën e Lartë Ruse ditën e tretë të gjyqit
NJU-JORK—Në Gjykatën e Lartë Ruse ka përfunduar dita e tretë e gjyqit. Gjykata vendosi shtyrjen e çështjes për të mërkurën më 12 prill 2017, në orën 10.00. Gjatë seancës së sotme Gjykata dëgjoi dëshminë e katër Dëshmitarëve të Jehovait, të cilët paraqitën argumente kyçe kundër padisë së Ministrisë së Drejtësisë për të mbyllur Qendrën Administrative të Dëshmitarëve të Jehovait dhe për të ndaluar veprimtarinë e tyre.
Gjykatësi u bëri një sërë pyetjesh përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, duke u kërkuar të provonin akuzat e tyre se Dëshmitarët e Jehovait janë ekstremistë dhe se shpërndajnë botime ekstremiste. Ministria e Drejtësisë nuk arriti të paraqiste prova. Vasilij Kalini, një anëtar i komitetit drejtues të Qendrës Administrative të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, u shpreh para Gjykatës: «Dua t’i rikujtoj Ministrisë së Drejtësisë se kërkesa për të ndaluar Dëshmitarët e Jehovait dëmton pikërisht ata njerëz të cilët dëshirojnë që ju të keni një jetë të lumtur e paqësore.»
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Rusi: Jaroslav Sivulski, +7-911-087-8009