Kalo te përmbajtja

1 MAJ 2018
RUSI

Autoritetet ruse përpiqen të konfiskojnë pronën e Dëshmitarëve të Jehovait

Autoritetet ruse përpiqen të konfiskojnë pronën e Dëshmitarëve të Jehovait

NJU-JORK—Të enjten më 3 maj 2018 Gjykata e Qytetit të Shën-Pjetërburgut do të dëgjojë apelimin e Dëshmitarëve të Jehovait kundër vendimit për të konfiskuar ish-zyrën e tyre kombëtare në Rusi. Nëse apelimi hidhet poshtë, Shteti mund ta konfiskojë menjëherë kompleksin me 14 godina. Prona zë një hapësirë diku te 10 hektarë, me vlerë rreth 31,8 milionë dollarë (2 miliardë rubla).

Në vendimin fillestar të dhjetorit 2017, Gjykata Krahinore e Sëstrarjetskit shpërfilli provat se zyra e Dëshmitarëve ka si pronar Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania (WTPA), një korporatë jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara. Dëshmitarët e Jehovait në Rusi ia kanë kaluar pronën WTPA-së në vitin 2000 dhe që atëherë WTPA-ja i ka paguar Federatës Ruse rreth 3 milionë dollarë (188 milionë rubla) taksa për të. Edhe pse qeveria ruse e ka njohur prej më se 17 vjetësh këtë transferim të ligjshëm, tani gjykata krahinore pretendon se kontrata e pronësisë së WTPA-së është e pavlefshme. Si pasojë, gjykata deklaroi se pronare është Qendra Administrative e Dëshmitarëve (QA) në Rusi. Gjykata e Lartë e mbylli QA-në në vitin 2017, kështu që, nëse Dëshmitarët e humbin apelimin, Shteti mund ta konfiskojë menjëherë pronën.

Seanca do të mbahet në orën 11.30 në Gjykatën e Qytetit të Shën-Pjetërburgut (ul.Basseynaya, 6, Shën-Pjetërburg Rusi).

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000