Kalo te përmbajtja

3 QERSHOR 2015
RUSI

Ministria e Drejtësisë regjistron Dëshmitarët e Jehovait në Moskë

Ministria e Drejtësisë regjistron Dëshmitarët e Jehovait në Moskë

Më 27 maj 2015, Ministria e Drejtësisë e Federatës Ruse regjistroi ligjërisht Organizatën Fetare Lokale të Dëshmitarëve të Jehovait në Moskë. Regjistrimi u bë afro pesë vjet pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) kishte vendosur se vendimi i gjykatës së Moskës për të mbyllur entin ligjor të Dëshmitarëve, ishte i paligjshëm.

Për vite të tëra, kjo çështje u ndoq në mënyrë ligjore, dhe, në 2004-n, Gjykata Krahinore në Golovinskij, Moskë, vendosi ta mbyllte entin ligjor të Dëshmitarëve. Në vitin 2010, GJEDNJ-ja urdhëroi Rusinë ta ndreqte shkeljen duke e regjistruar këtë komunitet dhe duke paguar dëmin moral që kishte shkaktuar. Ndonëse qeveria ruse e pagoi gjobën, vetëm tani e ka regjistruar ligjërisht këtë komunitet fetar.