Kalo te përmbajtja

12 PRILL 2017
RUSI

Gjykata e Lartë dëgjon argumentet e Dëshmitarëve të Jehovait kundër kërkesës për ndalim

Gjykata e Lartë dëgjon argumentet e Dëshmitarëve të Jehovait kundër kërkesës për ndalim

Më 12 prill 2017, për të katërtën ditë, Gjykata e Lartë vazhdoi shqyrtimin e çështjes për ndalimin e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Avokatët e Qendrës Administrative të Dëshmitarëve paraqitën argumente që theksonin se padia e Ministrisë së Drejtësisë shkel marrëveshjet ndërkombëtare të Rusisë dhe vetë kushtetutën e saj.

Avokatët argumentuan se ndalimi që kërkon Ministria e Drejtësisë shkel normat e ligjeve ndërkombëtare, ku përfshihen Konventa Evropiane dhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. Këto marrëveshje, si edhe vetë kushtetuta ruse, garantojnë lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë, lirinë e shprehjes, lirinë e të mbledhurit dhe lirinë për të formuar shoqata ligjore.

Katër Dëshmitarë të Jehovait dëshmuan se kongregacionet e tyre nuk i përdorin botimet që janë në Listën Federale të Materialeve Ekstremiste dhe se Dëshmitarët s’kanë asnjë lidhje me ekstremizmin. Gjykata njoftoi shtyrjen e çështjes për në 19 prill 2017, në orën 10.00.