Kalo te përmbajtja

3 PRILL 2017
RUSI

Video: Ekspertët reagojnë ndaj kërcënimit për të ndaluar Dëshmitarët e Jehovait në Rusi

Video: Ekspertët reagojnë ndaj kërcënimit për të ndaluar Dëshmitarët e Jehovait në Rusi

Më 5 prill 2017 Gjykata e Lartë e Federatës Ruse pritet të vendosë nëse do të mbyllë dhe nëse do të ndalojë veprimtarinë e të gjitha enteve ligjore të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Nëse merret një vendim kundër Dëshmitarëve, adhurimi i tyre do të konsiderohet krim. Disa ekspertë për të drejtat e njeriut në Rusi dhe jashtë vendit komentojnë për veprimet e padrejta të autoriteteve ruse. Komentojnë edhe se si ndalimi i Dëshmitarëve të Jehovait nuk do të ndikojë vetëm te Dëshmitarët, por edhe te reputacioni ndërkombëtar i Rusisë dhe te liria fetare e qytetarëve të saj.

  • Hajnër Bielefeld: «Nëse Dëshmitarët e Jehovait janë ekstremistë, atëherë kështu jemi të gjithë»

    Ish-Raportues Special i OKB-së për Lirinë e Fesë dhe të Besimit

  • Riçard Klejton, avokat i njohur: «Është një rast shokues se si një ligj i keq përdoret për një qëllim edhe më të keq.»

    Avokat i të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut dhe Përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar në Komisionin e Venecies

  • Dr. Masimo Introvinje: «E vetmja lidhje mes Dëshmitarëve të Jehovait dhe dhunës është se kanë qenë viktima të saj»

    Sociolog dhe ish-Përfaqësues i OSBE-së në Luftën kundër Racizmit, Ksenofobisë dhe Diskriminimit

  • Anika Vitamari: «Nëse Dëshmitarët e Jehovait janë ekstremistë, atëherë shumica e grupeve të krishtere mund të akuzohen si të tillë»

    Docente/Drejtoreshë e Studimeve në Departamentin e Studimeve Ndërkulturore dhe Rajonale, Universiteti i Kopenhagenit

  • Ludmilla Aleksejeva: «Nuk është vetëm një gabim. Mendoj se është krim»

    Kryetare e Grupit të Helsinkit në Moskë, Anëtare e Këshillit Presidencial të Rusisë për Shoqërinë Civile dhe për të Drejtat e Njeriut

  • Anatoli Vasiljeviç Pçelintsevi: «Le ta ngremë zërin për Dëshmitarët e Jehovait!»

    Kryeredaktor i botimit Feja dhe Ligji

  • Vladimir Vasiljeviç Riakovski: «Gjithmonë ka filluar me Dëshmitarët e Jehovait e pastaj është përhapur te të gjithë të tjerët»

    Anëtar i Këshillit Presidencial të Rusisë për Shoqërinë Civile dhe për të Drejtat e Njeriut

  • Maksim Shefçenko: «Kjo padi shkel parimet themelore të lirisë së ndërgjegjes»

    President i Qendrës për Studime Strategjike për Fenë dhe për Politikat e Botës Moderne

  • Dr. Hubert Zajverti: ‘Të gjitha akuzat kundër Dëshmitarëve të Jehovait në seancat e shumta gjyqësore ishin të pabaza.’

    Profesor në Institutin e Studimeve Fetare në Universitetin e Lajpcigut

  • Mersedes Murihjo Munjos: «Shteti ka jashtëzakonisht shumë besim te kjo organizatë fetare.»

    Profesoreshë e Ligjit Kishtar në Universitetin e Mbretit Huan Karlos (Spanjë)

  • Konsuelo Madrigali: «Për mua [Dëshmitarët e Jehovait] nuk janë aspak të rrezikshëm.»

    Avokate dhe ish-Prokurore e Përgjithshme e Spanjës