26 TETOR 2016
RUSI
Gjykata e Lartë e Federatës Ruse vazhdon të kufizojë veprimtaritë fetare të Dëshmitarëve të Jehovait
Më 18 tetor 2016 Gjykata e Lartë e Federatës Ruse la në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët për mbylljen e një enti ligjor lokal të Dëshmitarëve të Jehovait në Orel me akuzën për «ekstremizëm». Ky është enti i shtatë ligjor lokal i Dëshmitarëve që mbyllin gjykatat ruse, dhe gjithçka është bazuar në keqpërdorimin e ligjit për ekstremizmin mbi veprimtaritë fetare të Dëshmitarëve të Jehovait.
Autoritetet në Orel janë përpjekur edhe më parë të mbyllin entin ligjor atje, duke përdorur prova të sajuara. Kur këto përpjekje dështuan, Ministria e Drejtësisë ngriti një padi në maj 2016 me pretendimin se enti ligjor i Orelit është organizatë «ekstremiste».
Ky rast vlen të përmendet sepse enti ligjor i Orelit është i pari që u paralajmërua se do të mbyllej dhe u mbyll që kur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i dërgoi një paralajmërim zyrës kombëtare të Dëshmitarëve në mars 2016.