Kalo te përmbajtja

RUSI

Përmbledhje për Rusinë

Përmbledhje për Rusinë

Pasi Federata Ruse i regjistroi zyrtarisht në vitin 1992, fillimisht Dëshmitarët e Jehovait atje e adhuronin Perëndinë pa pengesa. Më 1999-n ata u regjistruan sërish për shkak të ligjit për Lirinë e Ndërgjegjes dhe të Shoqatave Fetare. Qindra organizata fetare lokale të Dëshmitarëve të Jehovait janë regjistruar dhe ushtrojnë veprimtarinë në mbarë vendin.

Megjithatë, Dëshmitarët e Jehovait po përballen me sfida gjithnjë e më të mëdha që u kërcënojnë seriozisht lirinë fetare. Që nga 2009-a, organet e rendit kanë nxitur një fushatë në të gjithë vendin kundër Dëshmitarëve duke keqzbatuar Ligjin Kundër Veprimtarive Ekstremiste. Gjykatat ruse kanë shpallur ekstremiste dhjetëra botime të Dëshmitarëve të Jehovait, madje edhe sitin zyrtar jw.org. Policia ka kontrolluar qindra shtëpi dhe vende adhurimi. Prokurorët i kanë akuzuar Dëshmitarët për shkelje administrative dhe vepra penale vetëm sepse ndiqnin ose drejtonin mbledhje fetare.

Pavarësisht nga kritika e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare, autoritetet ruse kanë bërë fare pak për të reduktuar sulmet dhe diskriminimin ndaj Dëshmitarëve të Jehovait. Forcat e rendit po intensifikojnë gradualisht përpjekjet për të kufizuar aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait.