Kalo te përmbajtja

11 DHJETOR 2017
RUSI

Gjykata ruse shqyrton apelimin e vendimit që e shpalli «ekstremiste» Biblën

Gjykata ruse shqyrton apelimin e vendimit që e shpalli «ekstremiste» Biblën

Më 6 dhjetor 2017 Gjykata Rajonale e Leningradit dëgjoi apelimin e Dëshmitarëve për vendimin e një gjykate më të ulët, që ndalonte Përkthimin Bota e Re të Shkrimeve të Shenjta në gjuhën ruse.

Seanca nisi me argumentimin e avokatëve të Dëshmitarëve kundër vendimit të Gjykatës që qytetit të Viborgut, e cila ishte mbështetur vetëm te një «ekspertizë» si bazë për çështjen. Gjykata e qytetit nuk identifikoi as edhe një referim të vetëm nga Përkthimi Bota e Re që «ekspertiza» ta ketë konsideruar «ekstremist». Në vend të kësaj u përqendrua te përfundimi i studimit se Përkthimi Bota e Re është «ekstremist» ngaqë përdor emrin hyjnor, Jehova. Avokatët i kujtuan gjykatës se emri hyjnor ka ndikuar në historinë e pasur kulturore ruse dhe gjendet në shumë përkthime të Biblës. Gjithashtu hodhën poshtë pohimin e rremë të studimit, sipas të cilit Përkthimi Bota e Re nuk është Bibël ngaqë nuk e thotë specifikisht këtë. Për të provuar se kjo nuk është e vërtetë, cituan parathënien nga botimi i rishikuar i vitit 2007, që thotë: «Ky është një përkthim i ri i Biblës në gjuhën ruse.»

Gjykata Rajonale e Leningradit vendosi të thërrasë një panel ekspertësh për t’i marrë në pyetje dhe e shtyu çështjen më 20 dhjetor 2017, në orën 14.30, sipas orës lokale.