27 DHJETOR 2018
RUSI
Gjykata ruse dënon 70-vjeçarin Arkadja Akopjani
Të enjten, më 27 dhjetor, gjykatësi Olek Golovashkoja i Gjykatës së Krahinës së Prokladnisë, Rusi, shpalli vendimin në çështjen e vëlla Arkadja Akopjanit. Gjykata e dënoi vëlla Akopjanin, rrobaqepës 70-vjeçar në pension, me 120 orë shërbim për komunitetin. Sipas gjykatës, ai u kërkonte njerëzve që nuk janë Dëshmitarë të Jehovait të shpërndanin botime ekstremiste. Kjo akuzë është qesharake.
Ndonëse vëlla Akopjanin nuk e kanë futur në burg, dënimi i tij është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Prandaj vendimi do të apelohet në një gjykatë më të lartë.
Ndërsa në javët e ardhshme, presim të shpallet vendimi për çështjen e Denis Kristensenit. Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’i mbështetë e t’i inkurajojë vëllezërit e motrat në Rusi që burgosen për shkak të besimit.—2 Selanikasve 2:16, 17.