16 KORRIK 2014
RUSI
Në pritje të vendimit të gjykatës ruse: A do të dënohen Dëshmitarët e Jehovait për besimin e tyre?
Më 28 korrik 2014, Gjykata e Qytetit të Taganrogut do të japë vendimin për gjyqin penal 15-mujor të 16 Dëshmitarëve të Jehovait. Autoritetet e Taganrogut po i ndjekin penalisht Dëshmitarët ngaqë organizojnë mbledhje fetare, marrin pjesë në to dhe flasin me të tjerët për besimin e tyre—aktivitete të zakonshme për Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën. Nëse këta Dëshmitarë në Taganrog do të dënohen, për autoritetet në mbarë Rusinë kjo do të shërbente si precedent për të dënuar Dëshmitarët e Jehovait për praktikimin e besimit të tyre.
Zëdhënësi(t):
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit publik, tel. +1 718 560 5000
Rusi: Grigory Martynov, tel. +7 812 702 2691