4 TETOR 2017
RUSI
Gjykata e Apelit vendos të lërë në paraburgim Denis Kristensenin
Më 28 shtator 2017, pas një seance dëgjimore që zgjati 3 orë, Gjykata Rajonale e Oriolit hodhi poshtë apelimin për të liruar Denis Kristensenin, shtetas danez dhe Dëshmitar i Jehovait. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 23 nëntor 2017.
Në muajin korrik, gjatë seancës dëgjimore të z. Kristensen, një gjykatë më e ulët ia zgjati dënimin padrejtësisht deri në nëntor, me sa duket që prokurori të kishte mundësi të mblidhte «prova» kundër tij me akuzën për ekstremizëm. Avokatët e z. Kristensen apeluan pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), dhe më 4 shtator 2017 GJEDNJ-ja filloi të shqyrtojë çështjen duke i dërguar një seri pyetjesh Rusisë, lidhur me shkeljen e të drejtave të z. Kristensen.
Çështja e z. Kristensen po tërheq vëmendje ndërkombëtare, sepse është një nga rastet e para që nga epoka Sovjetike, ku Rusia burgos një Dëshmitar thjesht ngaqë praktikon besimin e tij.