Kalo te përmbajtja

6 PRILL 2017
RUSI

Gjykata e Lartë Ruse vazhdon të shqyrtojë çështjen kundër Dëshmitarëve të Jehovait

Gjykata e Lartë Ruse vazhdon të shqyrtojë çështjen kundër Dëshmitarëve të Jehovait

Për të dytën ditë radhazi, Gjykata e Lartë Ruse vazhdoi të shqyrtonte padinë e Ministrisë së Drejtësisë për të mbyllur Qendrën Administrative të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Gjyqi u shty sërish për të premten më 7 prill 2017, në orën 10.00.

Dejvid Semoniani, një zëdhënës i Dëshmitarëve në selinë e tyre botërore në Nju-Jork, shpjegon: «Gjyqi i sotëm tregoi qartë se Ministria e Drejtësisë nuk ka baza për padinë kundër organizatës sonë.» Ai shton: «Gjithashtu theksojmë se Ministria e Drejtësisë pranoi sot zyrtarisht se, nëse Dëshmitarët e Jehovait ndalohen, ata rrezikojnë të ndiqen penalisht qoftë edhe po të mblidhen për t’u lutur së bashku. Shpresojmë që Gjykata e Lartë të mbrojë drejtësinë dhe të parandalojë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut.»

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Rusi: Jaroslav Sivulski, +7-812-702-2691