Kalo te përmbajtja

11 NËNTOR 2014
RUSI

Gjykata e Lartë e Federatës Ruse vendos të rifillojë procesin për mbylljen e organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait në Samara

Gjykata e Lartë e Federatës Ruse vendos të rifillojë procesin për mbylljen e organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait në Samara

Gjykata e Lartë e Federatës Ruse vendosi që më 12 nëntor 2014 të rifillojë shqyrtimin e çështjes që do të përcaktojë nëse do të mbyllet ose jo organizata fetare e Dëshmitarëve të Jehovait në Samara. Gjyqi nisi më 8 tetor, më shumë se një muaj më parë. Me dashamirësi, gjykata vuri në dispozicion një sallë të madhe që u mbush plot me të pranishëm nga media, vëzhgues nga ambasadat e huaja, avokatë dhe Dëshmitarë të Jehovait. Pasi filloi me disa procedura formale, Gjykata e shtyu gjyqin për më vonë.

Vasiliy Kalin, një përfaqësues i Qendrës Administrative të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, komentoi: «Shpresojmë shumë që e respektuara Gjykatë e Lartë e Rusisë të vërë në vend drejtësinë në këtë çështje dhe të mbështetë vlerat kushtetuese të shoqërisë demokratike duke rrëzuar akuzat e prokurorisë.» Dëshmitarët e Jehovait kanë ende besim se Gjykata do të mbrojë të drejtën e lirisë së fesë që garantohet nga Kushtetuta e Rusisë.