11 DHJETOR 2017
RUSI
Gjykata ruse i hap rrugën konfiskimit të Zyrës Kombëtare të Dëshmitarëve
Më 7 dhjetor 2017 Gjykata Krahinore e Sëstrarjetskit vendosi në favor të prokurorit dhe anuloi kontratën e gjatë të pronës që përdor Qendra Administrative e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Nëse Gjykata e Apelit do të mbështetë këtë vendim, kjo do t’i lejonte autoritetet ruse të kenë një pretekst ligjor për të përligjur konfiskimin e pronës që gjendet në Solneknoje, pranë Shën-Pjetërburgut.
17 vjet më parë, nëpërmjet një kontrate ligjore, prona kaloi në pronësinë e Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania (WTPA), ent i SHBA-së. Ajo kontratë nuk ishte vënë kurrë në diskutim nga autoritetet ruse. WTPA-ja e lejonte Qendrën Administrative ta përdorte këtë pronë që të drejtonte veprimtaritë fetare të Dëshmitarëve të Jehovait në Federatën Ruse dhe e mbështeste duke paguar taksat e pronës.
Pas vendimit që mori Gjykata e Lartë më 20 prill 2017 për të mbyllur entet ligjore të Dëshmitarëve, për të ndaluar veprimtaritë e tyre dhe për të konfiskuar pronën e tyre, tani prokurori pretendon se kontrata e tyre 17-vjeçare është e pavlefshme. Faktikisht, afati për të kundërshtuar kontratën kishte mbaruar vite më parë. Në fund të seancës që zgjati 4 orë, gjatë së cilës Dëshmitarët paraqitën dëshmi të pakundërshtueshme se kalimi ishte i ligjshëm dhe se duhej pranuar, gjykatësi Bogdanova njoftoi vendimin e gjykatës në favor të prokurorit.
Dëshmitarët kanë 30 ditë afat për ta apeluar vendimin.