16 JANAR 2017
RUSI
Gjykata e Apelit në Rusi hedh poshtë apelimin e Dëshmitarëve
Më 16 janar 2017 gjykata e qytetit të Moskës hodhi poshtë apelimin e Dëshmitarëve që kundërshtonte ligjshmërinë e paralajmërimit të Prokurorit të Përgjithshëm kundër qendrës së tyre kombëtare. Të tre gjykatësit e panelit nuk morën parasysh asnjë nga argumentet e paraqitura nga avokatët e Dëshmitarëve dhe e morën vendimin pas një shkëputjeje prej 10 minutash. Ky vendim lë në fuqi vendimin që u mor në favor të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm më 12 tetor 2016 nga Gjykata Krahinore e Tverskoit. Tashmë nuk ka asgjë që ta pengojë zbatimin e paralajmërimit të dhënë më 2 mars 2016. Gjithsesi mbetet ende e paqartë se çfarë pasojash do të sjellë ky paralajmërim te liria fetare e Dëshmitarëve në Rusi.