Kalo te përmbajtja

1 MARS 2018
RUSI

Më 3 prill 2018 në gjykatën e Oriolit rifillon gjyqi për Denis Kristensenin

Më 3 prill 2018 në gjykatën e Oriolit rifillon gjyqi për Denis Kristensenin

Më 19 shkurt  2018, në Gjykatën e Krahinës së Zhileznadarozhnit në Oriol, u zhvillua gjyqi për çështjen penale të Denis Kristensenit. Në sallën e gjyqit kishte shumë përkrahës të z. Kristensen. E pranishme ishte edhe Xhin Kristina Demirsi, konsulle e Ambasadës Mbretërore të Danimarkës, e cila kishte ardhur posaçërisht nga Moska. Në seancën që zgjati vetëm një orë, gjykatësi Aleksei Rudnevi pranoi kërkesën e palës mbrojtëse që t’u jepte më shumë kohë për të shqyrtuar provat z. Kristensen dhe avokatëve të tij. Para këtij gjyqi, Gjykata e Krahinës së Sovjetskit ia kishte kufizuar ndjeshëm këtë të drejtë, duke i dhënë vetëm dy javë kohë për të shqyrtuar 2.500 faqe material në rusisht. Gjykatësi Rudnev vendosi që gjyqi të rifillojë më 3 prill  2018 në orën 10.30. Ndërkohë z. Kristensen vazhdon të mbetet në paraburgim.