Kalo te përmbajtja

11 SHKURT 2013
RUSI

«S’jemi në vitin 1937»

«S’jemi në vitin 1937»

Më 16 prill 2012, në Perm, një qytet në qendër të Rusisë, Aleksandr Solovyov, Dëshmitar i Jehovait, u gjobit me 1.000 rubla (rreth 30 dollarë) se organizonte ‘shërbesa fetare të paautorizuara’ në një sallë të marrë me qira.

Gjyqtari i gjykatës krahinore, pasi dëgjoi me kujdes «provat» kundër Solovyov, e hodhi poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e anuloi gjobën.

Ai lexoi vendimin, pastaj u kthye nga Dëshmitari i shfajësuar dhe tha: «Me gjithë legjislacionin e paqëndrueshëm dhe paragjykimet e disave, s’jemi në vitin 1937 që të mbyllim sytë para fakteve të dukshme. Shoqëria jonë u bëftë më e virtytshme dhe më e drejtë falë punës edukuese që ju bëni.»

Në korrik të vitit 1937, diktatori sovjetik, Stalini, nxori Urdhrin 00447, duke nisur kështu një periudhë terrori. Të gjithë ata që shteti nuhaste sadopak se kishin pikëpamje disidente, i grumbullonte dhe u bënte një gjyq sa për të thënë. Sipas dokumentacionit shtetëror, dhjetëra mijë u dërguan në kampe pune dhe mbi 300.000 u dënuan me vdekje e u ekzekutuan.