7 PRILL 2016
RUSI
Autoritetet kërcënojnë të mbyllin qendrën kombëtare të Dëshmitarëve në Rusi
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e Federatës Ruse ka dhënë një paralajmërim për Qendrën Administrative të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi ngaqë organizojnë aktivitete fetare, të njëjtat aktivitete paqësore që kryejnë Dëshmitarët në mbarë botën. Ky paralajmërim, i datës 2 mars 2016 dhe i firmosur nga zëvendësprokurori V. Grin, i cilëson aktivitetet e Dëshmitarëve të Jehovait si «veprimtari ekstremiste» dhe e urdhëron Qendrën që brenda dy muajsh të heqë dorë nga të gjitha «shkeljet» ose përndryshe do të mbyllet.
Me këtë sulm ndaj qendrës kombëtare të Dëshmitarëve, fushata agresive e nxitur nga qeveria ka arritur kulmin. Që nga 2007-a autoritetet ruse i kanë keqzbatuar ligjet mbi ekstremizmin ndaj aktiviteteve të Dëshmitarëve të Jehovait, duke ua mbyllur disa ente ligjore fetare lokale dhe duke shpallur të ndaluara shumë nga botimet e tyre fetare.