31 TETOR 2013
RUSI
Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane nuk pranon të rishikojë vendimin kundër Rusisë
Të hënën më 7 tetor 2013, Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut hodhi poshtë kërkesën e Rusisë për të rishikuar vendimin e kësaj gjykate më 6 qershor për një çështje lidhur me Dëshmitarët e Jehovait. Gjykata e shpalli Rusinë fajtore sepse kishte shkelur të drejtat e privatësisë dhe e urdhëroi qeverinë t’i dëmshpërblente znj. V. Zhukova dhe znj. Y. Avilkina me nga 5.000 euro. Zyrtarët rusë kishin marrë kartelat e tyre mjekësore nga spitali pa autorizimin e tyre. Rusia kërkoi që kjo çështje t’i parashtrohej Dhomës së Madhe të gjykatës, e cila ka autoritet ta rishikojë çështjen. Gjithsesi, gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Rusisë. Vendimi i datës 6 qershor tani është bërë i formës së prerë dhe, si pasojë, Rusia ka detyrimin të respektojë të drejtat e privatësisë në këto rrethana dhe të paguajë dëmshpërblimin e urdhëruar nga gjykata.
Zëdhënësi për mediat:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Rusi: Grigory Martynov, tel. +7 812 702 2691