15 QERSHOR 2018
RUSI
Rusia konfiskon pronën e degës
Më 3 maj 2018, Gjykata e Qytetit të Shën-Pjetërburgut la në fuqi vendimin që u mor në dhjetor të 2017-s. Kjo i lejon qeverisë ruse të konfiskojë menjëherë kompleksin e degës së Rusisë që ndodhet në Sollniçneje. Pak para se të zhvillohej seanca e apelit, një gazetar, një studiues në fushën e fesë dhe dy avokatë Dëshmitarë demaskojnë këtë padrejtësi nga ana ligjore. Po ashtu, një çift që ka ndihmuar për ndërtimin e degës shpjegon ç’do të thotë ajo pronë për ta.