Kalo te përmbajtja

16 SHKURT 2018
RUSI

Gjykata e Oriolit do të fillojë së shpejti gjyqin e Denis Kristensenit

Gjykata e Oriolit do të fillojë së shpejti gjyqin e Denis Kristensenit

Më 19 shkurt 2018 do të fillojë një seancë dëgjimore paraprake për çështjen e Denis Kristensenit. Z. Kristensen, shtetas danez dhe Dëshmitar i Jehovait, po mbahet në paraburgim në Oriol, Rusi, që prej arrestimit në maj 2017.

Më 31 janar 2018 zëvendësprokurori i Rajonit të Oriolit paraqiti një padi prej 76 faqesh kundër z. Kristensen. Ai e akuzoi sipas nenit 282/2(1) të Kodit Penal të Federatës Ruse—për organizim të veprimtarisë së një organizate fetare që është shpallur ekstremiste. Dënimi maksimal për këtë krim është 10 vjet burg.

Z. Kristensen nuk është fajtor për asnjë krim. Ai u arrestua ndërsa merrte pjesë në një mbledhje fetare paqësore me gruan dhe bashkëbesimtarët. Gjyqi do të mbahet në Gjykatën e Krahinës së Zhileznadarozhnit në Oriol, më 19 shkurt 2018, në orën 14.30.