Kalo te përmbajtja

14 SHKURT 2013
RUSI

Rusi: Nuk është e ligjshme të kufizohet liria e mbledhjeve

Rusi: Nuk është e ligjshme të kufizohet liria e mbledhjeve

Gjykata Kushtetuese e Rusisë konfirmoi më 5 dhjetor 2012 se organizatat fetare nuk janë të detyruara t’i marrin leje shtetit kur u duhet të mblidhen jashtë vendit të tyre të zakonshëm të adhurimit. Kjo çështje, të cilën e ngriti Avokati i Popullit për të Drejtat e Njeriut i qeverisë ruse, ishte e rëndësishme për Dëshmitarët e Jehovait që organizojnë çdo vit mbledhje në vende të marra me qira ose në shtëpi private. Për marrjen e vendimit, Gjykata Kushtetuese u mbështet te fitoret e Dëshmitarëve të Jehovait para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Grigory Martynov, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait, tha: «Shpresojmë që falë këtij vendimi të mblidhemi pa pengesa dhe të përkrahet liria fetare në Rusi.»

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Rusi: Grigory Martynov, tel. +7 812 702 2691