Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait duke kënduar gjatë një mbledhjeje të krishterë në Rostov-mbi-Don, Rusi

22 SHTATOR 2016
RUSI

PJESA 1

Opinione nga ekspertët: Rusia përdor ligjin kundër ekstremizmit si taktikë për t’i shpallur të jashtëligjshëm Dëshmitarët e Jehovait

Opinione nga ekspertët: Rusia përdor ligjin kundër ekstremizmit si taktikë për t’i shpallur të jashtëligjshëm Dëshmitarët e Jehovait

Kjo është Pjesa 1 e një serie me tri pjesë, bazuar në intervistat ekskluzive me studiues të njohur të fesë, të politikës dhe të sociologjisë, si dhe me ekspertë të studimeve sovjetike dhe postsovjetike.

SHËN-PJETËRBURG, Rusi—Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e Federatës Ruse po përpiqet t’i shpallë «ekstremistë» Dëshmitarët e Jehovait. Nëse gjykata vendos në favor të palës akuzuese, kjo mund të çojë në mbylljen e entit ligjor kombëtar të Dëshmitarëve, dhe si pasojë në ndalimin e veprimtarisë së tyre në gjithë federatën. Dëshmitarët i kanë apeluar akuzat kundër tyre dhe seanca gjyqësore pritet të rifillojë më 23 shtator 2016.

Çështja kundër Dëshmitarëve bazohet në ligjin rus kundër ekstremizmit, të cilin studiuesit e quajnë «diskriminues», «me mangësi të thella» dhe «krejtësisht absurd».

Dr. Derik H. Dejvisi

Dr. Derik H. Dejvisi, ish-drejtor i J.M. Dawson Institute of Church-State StudiesBaylor University, thotë: «Llojet e ekstremizmit që duhen luftuar janë ato që vënë në rrezik jetën e njerëzve. Lufta kundër çdo gjëje tjetër është në vetvete formë ekstremizmi.»

Dr. Mark Jyrgensmajeri

Dr. Mark Jyrgensmajeri, drejtor i Orfalea Center for Global and International Studies në Universitetin e Kalifornisë, Santa-Barbara, shpjegon arsyen e një veprimi të tillë ekstrem kundër një grupi fetar jo të dhunshëm siç janë Dëshmitarët: «Kufizimi i lirisë së fesë në emër të luftës kundër ekstremizmit është një taktikë për të ardhur keq.» Përveç kësaj, dr. Xhim Bekfordi, anëtar i Akademisë Britanike, shpjegon se «elementë brenda Kishës Ortodokse Ruse komplotojnë me autoritetet, që të mbështetin interesat e tyre dhe të shtypin këdo që e shohin si konkurrent».

Dr. Xhim Bekfordi

Ekspertët shpjegojnë se problemi nuk është vetëm abuzimi me ligjin, por edhe fakti se vetë struktura e ligjit lë hapësirë për abuzime. Qendra SOVA për të drejtat e njeriut, me qendër në Moskë, pohon: «Siç e kemi thënë vazhdimisht, legjislacioni kundër ekstremizmit, me shprehjet e tij të mjegullta, krijon një mjet të përsosur për të ndjekur penalisht kundërshtarë politikë ose grupe të tjera që dallojnë nga fetë kryesore.»

Dr. Emili B. Barani

Dr. Emili B. Barani, asistente-profesoreshë e historisë së Rusisë dhe e Evropës Lindore në Middle Tennessee State University, arsyeton: «Qytetarët rusë duhet t’i shqetësojë vendimi i Shtetit për të diskriminuar Dëshmitarët, sepse tregon se Shteti është i gatshëm të heqë të drejtat e barabarta të grupeve të tjera dhe të marrë masa të ngjashme kundër komuniteteve të tjera të vogla.»

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000

Rusi: Jaroslav Sivulski, 7-812-702-2691