Kalo te përmbajtja

17 SHKURT 2017
RUSI

Gjykata e Lartë Ruse vendos të mbyllë një ent tjetër ligjor si ekstremist

Gjykata e Lartë Ruse vendos të mbyllë një ent tjetër ligjor si ekstremist

Më 9 shkurt 2017 Gjykata e Lartë e Federatës Ruse vendosi të mbyllte Organizatën Fetare Lokale (OFL) të Dëshmitarëve të Jehovait në Birobidzhan. Gjykata la në fuqi vendimin e një gjykate të një shkalle më të ulët që e shpalli OFL-në ekstremiste dhe ndaloi veprimtarinë e saj fetare.

Vendimi bazohet në prova të sajuara. Në shkurt 2015 dhe në janar 2016 policia vendosi fshehurazi botime fetare të ndaluara në një ambient që Dëshmitarët e kishin marrë me qira për të adhuruar Perëndinë dhe më vonë i «zbuluan» këto botime. Në incidentin e janarit, forcat speciale të policisë, të maskuara, ndërprenë një mbledhje fetare dhe në prezencë të të pranishmëve vendosën literaturë poshtë një karrigeje.

OFL-ja e Birobidzhanit, e cila gjendet në Rajonin Autonom Jude të Rusisë, është OFL-ja e parë që mbyllet që kur Gjykata e Qytetit të Moskës vendosi të lihej në fuqi paralajmërimi i prokurorit të përgjithshëm kundër qendrës kombëtare të Dëshmitarëve.