Kalo te përmbajtja

13 PRILL 2016
RUSI

Autoritetet ruse intensifikojnë përpjekjet për të mbyllur entet ligjore të Dëshmitarëve

Autoritetet ruse intensifikojnë përpjekjet për të mbyllur entet ligjore të Dëshmitarëve

Në disa rajone të Rusisë, autoritetet vazhdojnë të vënë në shënjestër adhurimin paqësor të Dëshmitarëve të Jehovait, duke e cilësuar «aktivitet ekstremist».

  • Tjumen (rajoni i Tjumenit). Zyra e prokurorit e akuzoi pa të drejtë një Dëshmitar, anëtar i Organizatës Fetare Lokale (OFL) të Tjumenit, për «shpërndarje të literaturës ekstremiste». Pasi Dëshmitari u dënua, prokurori ndoqi çështjen për të mbyllur OFL-në. Gjykata e Lartë e Federatës Ruse do ta shqyrtojë çështjen më 14 prill 2016.

  • Elistë (Republika e Kalmikisë). Shefi i policisë vendase urdhëroi të kontrollohej Salla e Mbretërisë në Elistë dhe «zbuloi» literaturë të Dëshmitarëve që gjendet në Listën Federale të Materialeve Ekstremiste. Duke përdorur këto prova të rreme, prokurori i Republikës së Kalmikisë ngriti një padi për mbylljen e entit ligjor të Dëshmitarëve në Elistë. Çështja është akoma pezull në Gjykatën e Lartë të Federatës Ruse.

  • Çështje të tjera për mbylljen e OFL-ve, përfshirë ato të Stari-Oskolit dhe Belgorodit, janë lënë pezull në Gjykatën e Lartë të Federatës Ruse.