Kalo te përmbajtja

4 MARS 2013
RUSI

Meteori shpërthen në qiellin e Rusisë

Meteori shpërthen në qiellin e Rusisë

Më 15 shkurt 2013, një meteor shpërtheu mbi rajonin Chelyabinsk, në jug të maleve Urale në Rusi. Si pasojë u dëmtuan mbi një mijë veta, disa ndërtesa dhe pati valë të fuqishme që shqyen dritaret e shumë shtëpive. Pleqtë vendës u organizuan shpejt që të lidheshin me të gjithë Dëshmitarët e Jehovait në zonën e prekur. Të paktën nëntë Dëshmitarë të Jehovait, përfshirë një fëmijë, pësuan të prera nga xhamat që fluturuan gjithandej. Dëme të lehta pësuan edhe një shtëpi adhurimi e 75 banesa. Dëshmitarët vendës po ndihmojnë për të riparuar dëmet e për të hequr mbetjet e tyre.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Rusi: Grigory Martynov, tel. +7 812 702 2691