Kalo te përmbajtja

23 MAJ 2018
RUSI

Ndërkombëtarët dënojnë keqtrajtimin e Dëshmitarëve të Jehovait nga Rusia

Ndërkombëtarët dënojnë keqtrajtimin e Dëshmitarëve të Jehovait nga Rusia

Si Bashkimi Evropian edhe Shtetet e Bashkuara nxorën deklarata ku shprehën shqetësimin për keqtrajtimin e Dëshmitarëve të Jehovait nga qeveria ruse. Këto deklarata demaskuan pretendimet e rreme të Rusisë se ndalimi i enteve ligjore të Dëshmitarëve të Jehovait nuk do të cenonte lirinë e individëve për të praktikuar besimin. Megjithatë, siç vërejti edhe Bashkimi Evropian, «pretendimi i saj nuk përputhet me mënyrën si po vepron [qeveria ruse]». Duke parë si po trajtohen Dëshmitarët, Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin «se po ndodh e kundërta» e asaj që pretendon Rusia.

Autoritetet ruse kanë burgosur tetë burra Dëshmitarë dhe po zhvillojnë 12 hetime penale në 11 qytete. Ndonëse është tepër shqetësuese që po rritet numri i pronave të konfiskuara, meraku kryesor është për të krishterët që po vuajnë sepse përndiqen për besimin.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë ruse të respektojë zotimin e saj për të mbrojtur lirinë e mendimit, të ndërgjegjes, të fesë a të besimit.

Linqe të deklaratave:

https://www.osce.org/permanent-council/381820

https://www.osce.org/permanent-council/381823