Kalo te përmbajtja

22 GUSHT 2018
RUSI

Nga burgu në arrest shtëpie

Nga burgu në arrest shtëpie

Dy nga vëllezërit që janë vënë në arrest shtëpie kohët e fundit, bashkë me avokatët. Nga e majtë në të djathtë: avokati Vitali Svintsovi, Vladimir Koçnëvi, Aleksandër Suvorovi dhe avokati Egiazar Çernikovi

Më 3 gusht 2018, gjykatësja Ina Jangubajeva e Gjykatës së Krahinës Leninski të Orenburgut, Rusi, i vendosi në arrest shtëpie vëllezërit Vladimir Koçnëvi dhe Aleksandër Suvorovi, pasi kishin qenë 78 ditë në burg. Të njëjtën ditë, në Gjykatën Krahinore të Magadanit, edhe vëlla Konstantin Petrovin e vunë në arrest shtëpie, pasi kishte kaluar 64 ditë në burg. Edhe pse jemi shumë të kënaqur që 3 vëllezërit tanë nuk janë më në burg, proceset e tyre gjyqësore janë ende në zhvillim dhe, nëse shpallen fajtorë, mund të dënohen deri në 10 vjet burg.

Deri më 16 gusht, në Rusi ishin 9 Dëshmitarë në arrest shtëpie dhe 25 në burg. Ndërsa 30 vëllezër e motra i kanë detyruar të firmosin një dokument që u ndalon të largohen nga qytetet e tyre pa lejen e autoriteteve vendore. Lutemi pareshtur për vëllezërit e motrat në Rusi që po kalojnë situata tejet të vështira.—2 Korintasve 1:11.