Kalo te përmbajtja

22 SHKURT 2016
RUSI

Prokurori rus ngre padi që ta shpallë Biblën ekstremiste

Prokurori rus ngre padi që ta shpallë Biblën ekstremiste

Në një orvatje tjetër për të kufizuar lirinë fetare, autoritetet ruse kanë ngritur një padi për t’i shpallur ekstremiste Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re. Seancat gjyqësore janë caktuar të fillojnë më 15 mars 2016. Vitin e kaluar autoritetet doganore në Rusi ndërmorën një hap të paprecedentë kur ndaluan importimin e këtyre Biblave. Ky sulm i fundit tregon mungesë respekti ndaj këtij libri të shenjtë të krishterë.

Në bazë të legjislacionit rus, Bibla nuk mund të shpallet ekstremiste. Megjithatë, Prokurori i Transportit të Leningrad-Finlandskit po e justifikon padinë e tij duke cituar opinionin e një personi pa kualifikimet e duhura gjuhësore. Nëse prokurori fiton çështjen, Përkthimi Bota e Re mund të ndalohet e të mos shpërndahet në Rusi.