12 PRILL 2017
RUSI
Në ditën e katërt paraqiten argumente të tjera në Gjykatën e Lartë Ruse
NJU-JORK—Me një numër të madh të pranishmish në sallë, Gjykata e Lartë e Federatës Ruse vazhdoi ditën e katërt të gjyqit duke shqyrtuar padinë e Ministrisë së Drejtësisë për të mbyllur Qendrën Administrative të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Pasdite vonë Gjykata njoftoi shtyrjen e çështjes për të mërkurën më 19 prill 2017, në orën 10.00.
Avokatët e Dëshmitarëve të Jehovait nisën me argumente në mbështetje të Qendrës Administrative, për të cilat u morën në pyetje nga avokatët e Ministrisë së Drejtësisë. I nxitur nga provat e paraqitura nga pala mbrojtëse, gjykatësi i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë të tregonte bazat ligjore specifike pse kërkonte mbylljen e Qendrës Administrative të Dëshmitarëve të Jehovait. Avokatët e Ministrisë së Drejtësisë nuk arritën t’i përgjigjeshin kërkesës së gjykatësit dhe pyetjeve të tjera që lidheshin me çështjen. Kjo ditë e gjyqit përfundoi pasi u dëgjuan dëshmitarë nga të dyja palët.
Javën tjetër pritet që gjykata të nisë shqyrtimin e fakteve për këtë çështje.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Rusi: Jaroslav Sivulski, +7-911-087-8009