28 QERSHOR 2016
RUSI
Pritet vendimi mbi përpjekjen për të mbyllur Qendrën e Dëshmitarëve në Rusi
Gjykata Krahinore e Tverit në Moskë së shpejti do të marrë një vendim mbi apelimin e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi kundër përpjekjeve të ashpra për të mbyllur zyrën e tyre kombëtare. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nxori një paralajmërim ku kërcënohej të mbyllej Qendra Administrative e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, me pretekstin se zhvillon «veprimtari ekstremiste».
Dëshmitarët e Jehovait po i kërkojnë gjykatës ta shpallë të paligjshëm paralajmërimin e prokurorit. Ky paralajmërim është në kundërshtim me të drejtën e lirisë së fesë të Dëshmitarëve dhe bazohet te keqpërdorimi i qëllimshëm i ligjit rus kundër veprimtarive ekstremiste.
Vasilij Kalin, një përfaqësues i Qendrës Administrative, thotë: «S’jemi marrë kurrë me veprimtari ekstremiste. Shpresojmë që gjykata ta ndreqë këtë padrejtësi.»